Veprimi i veçantë në Tiranë: Punonjësi dezinfekton çdo qytetar që futet për të blerë në furrë

schedule09:58 - 20 Mars, 2020

schedule 09:58 - 20 Mars, 2020

Për shkak të vendosjes së orarit për të lëvziur qytetarët e Tiranës janë të detyruar të bëjnë blerjet pas orës 10:00. Duket se vendosja e orarit të kufizuar krijon edhe dyndje në supermarkete.

Nga vëzhgimi i bërë nga ABC News këtë mëngjes shihet se në shumë prej tyre nuk respektohet distanca mes qytetarëve. Ndërkohë në një pjesë të marketeve janë punonjësit ata që mundohen të krijojnë distancat mes klientëve që vijnë për të blerë.

Një shembull mjaft i mirë për tu ndjekur është ai i një furre buke, pranë zonës së “Xhamlliku” në Tiranë. Në hyrje të furrës ndodhet punonjësi i cili vendos në radhë blerësit dhe i dezinfekton ata të gjithë para hyrjes.

https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/637204953493705/

I pyetur nga gazetari Juxhin Mustafaraj, ai u shpreh se këtë metodë e ka ndjekur që nga dita e parë kur u konfirmua rasti me Covid-19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!