Derbi mes Tottenham dhe Chelsea ditën e diel, ishte sfida më e ndjekur në Angli dhe sot janë zbuluar shumë detaje sa interesante, aq dhe gazmore në lidhje më këtë sfidë. Një tifoz i pranishëm në “Tottenham Stadium”, është në qendër të vëmendjes dhe po bën xhiro në rrjet.`
Kjo për shkak se ky tifoz kishte fillimisht të veshur fanellën e Tottenham, duke mbështetur bashkëkombësin e tij, Heung-min Son. Por pasi Chelsea kaloi në avantazh të dyfishtë, falë dopietës së brazilianit Willian, ky tifoz ka bërë veprimin e papritur.
Fanella me emrin e Son u hodh tutje dhe tifozi zbuloi fanellën që kishte më poshtë. Aty shihej uniforma e Chelsea dhe me emrin e Lampard mbi shpinë. Me plot bindje, mund të themi se ky është tifoz për t’u marrë shembull…/abcnews.al