Eksperti për emergjencat kibernetike në AAB, Reglend Xhango thotë se mashtruesit përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur të dhënat e kartave bankare.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Xhango u shpreh se përmes inteligjencës artificiale, ata klonojnë kompanitë e njohura dhe dërgojnë mesazhe ku kërkojnë që përdoruesi të ndajë të dhënat e tij.
“Si fillim, duhet të pyesësh veten. Duhet të shkosh, kush ta ka dërguar këtë mesazh? Duhet të futesh te faqja e postës, për të parë nëse ka shërbim të tillë. Më shumë, njerëzit bien pre nga kurioziteti për të kliluar. Mendo para se të klikosh. Duhet të vërtetosh vërtetueshmërinë e atij sajti që hap. Sisemi të kërkon të fusësh të dhënat e kartës, kur e bën, je i kompromentuar. Në momentin që fillon dhe shkruan, i marrin të dhënat e tua. Edhe kodet e sigurisë i gjenerojnë, i vendosin në kohë reale. Këto janë elementët e parë që duhet të kemi kujdes. Mashtruesit janë bërë shumë inteligjentë, po përdorin edhe inteligjencë artificiale. Nuk duhet të ndajmë të dhëna në faqe dhe mesazhe që kërkojnë që ti t’i ndash këto të dhëna. Duhet të tregojmë kujdes, duhet të njoftoni bankën”, theksoi ai./abcnews.al