Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Veprat ngelen, fjalët i merr era”, Balluku i kalon stafetën Karakaçit: U jam mirënjohëse për të gjithë këtë rrugëtim që kemi bërë bashkë

schedule14:58 - 6 Mars, 2026

schedule 14:58 - 6 Mars, 2026

TIRANË- Belinda Balluku ia kaloi stafetën Enea Karakaçit, i cili sot mori zyrtarisht detyrën.

Ish-ministrja falënderoi bashkëpunëtorët e saj, duke kujtuar se punët dhe veprat janë ato që mbeten dhe jo fjalët.

“Dua të mbani mend diçka: populli është padyshim me i mençuri nga të gjithë dhe populli thotë se “gjuha kocka nuk ka, por thyen kocka”, populli thonë që: fjalët lënë plagë dhe shenja, por populli thotë gjithashtu se fjalët i merr erra në fund fare.



Mos harroni asnjërën që ato që era nuk merr, janë veprat, janë punët, janë ajo çka ju lini pas si një trashëgimi nga pozicioni që ju mbani. Fjalët do t’i marrë gjithmonë era, ndërkohë veprat dhe punët do të mbeten aty. U jam mirënjohëse për të gjithë këtë rrugëtim që kemi bërë bashkë”, tha Belinda Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!