Vepra madhështore e Tiranës/ Unaza e Madhe çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

schedule15:35 - 3 Janar, 2025

schedule 15:35 - 3 Janar, 2025

Prej pak ditësh Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e aksesueshme për qarkullim, pas përfundimit të punimeve në pjesën veriore të saj. Kjo është vepra infrastrukturore më e rëndësishme e kryeqytetit, për lëvizshmërtinë e trafikut. Ne ndodhemi aktualisht tek mbikalimi i Tufines dhe nga kjo pikë do të nisemi për të përshkuar të gjithë segmentin prej 29 km.

Unaza përshkon të gjitha skajet e kryeqytetit. Nga mbikalimi i tufinës, rruga vijon drejt zonës së Paskuqanit.

Ndërtimi i Unazës në këtë zonë, në pjesën veriore të saj, që u hap për qarkullim në 30 dhjetor ka qenë edhe pjesa më e vështirë e saj, për shkak të ndërtimeve të shumta në zone, per te cilat u desh te behej shpronesimi.

Segmenti liron qendrën e Tiranës, nga lëvizja e panevojshme e automjeteveve që ishin te detyruar te qarkullonin aty për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Përveç impaktit kryesor në lehtësimin e lëvizjes, duke shpërndarë qarkullimin e automjeteve, Unaza pritet t’i japë gjithashtu një zhvillim të rëndësishmë ekonomik periferisë së kryeqytetit.

Siç shihet në këto pamje, ndërtimet në zonën e Paskuqanit, pranë unazës janë intensive, ndërsa vlera e pronës është rritur. Në këtë pjesë unaza bashkon Tiranën me Paskuqanin përmes Bulevardit të Ri.

Unaza mundëson lidhjen e Tiranës me akset kombëtare. Nyja kryesore e saj është ish sheshi Shqiponja. Pjesë e projektit në këtë zonë janë 5 tunele, ku ndy prej tyre shpërbejnë për të tu lidhur me autostradën Tiranë Durrës për hyrje dhe dalje.

Duke shkurtuar pritjet e gjata në trafik, përmes unazës, kryeqyteti lidhet tashmë më lehtë, me Durrësin dhe pjesën qendrore e jugore të vendit, përmes rrugës Arbrit drejt Dibrës, Elbasanin dhe qytetet e tjera të Juglindjes. Plane tabelat qe tregojne keto akse

Unaza e Madhe, një nevojë e domosdoshme e Tiranës është tashmë e finalizuar, ndërsa pritet që brenda janarit te mbyllen disa punime anesore në mbikalimet që shërbejnë për hyrje dhe dalje.

Pasi përshkuam të gjithe Unazën e Madhe kemi mbërritur në piken ku u nisëm tek mbikalimi i Tufinës. Per të përshkuar të gjithë aksin na u desh rreth 20 minuta, duke respektuar shpejtësinë e lejuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!