Ish-kryetari i partisë së majtë greke PASOK, Evagelos Venizelos është infektuar me Covid-19.
Aktualisht politikani është shtruara në spitalin “Sotiria” në Athinë, pasi ka shfaqur simptoma të lehta të koronavirusit, shkruan protothema.gr.
Mjekët e vlerësuan se politikani 65-vjeçar duhet të qendrojë në spital.
Evangelos Venizelos lindur më 1 janar 1957 është akademik dhe politikan grek që ka shërbyer si Zëvendëskryeministër i Greqisë dhe Ministër i Punëve të Jashtme nga 25 qershor 2013 deri më 27 janar 2019 .
Ai ishte Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Financat e Greqisë nga 17 qershor 2011 deri më 21 mars 2012 .
Ai është profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik të Universitetit Aristotelio në Selanik .
/abcnews.al/

