“Veni i vakive” të Gold AG, një këngë për gjendjen aktuale dhe ndodhitë në shoqëri

schedule09:07 - 17 Shtator, 2024

schedule 09:07 - 17 Shtator, 2024

Këngëtari i njohur Arian Agushi , i njohur si “Gold AG” foli për projektit e tij të ri titulluar “Veni i vakive”, duke treguar se i është kushtuar fenomeneve në shoqërinë tonë.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ai tregoi se kënga është një reflektim i realitetit të përditshëm dhe i vështirësive me të cilat përballet vendi çdo herë.

“Shqiptarët edhe në kohë të luftës kurrë s’kanë vrarë gra dhe fëmijë të armikut. Lufta nuk ka qenë asnjëherë me gra dhe fëmijë. Dhe situata në Kosovë është e dhimbshme…Unë kam shumë këngë për dëshmorët, por kurrë nuk më ka ra të dëgjoj që një djalë i dëshmorit i ka bërë dëm ndonjëherë Kosovës”, u shpreh ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste ai rrëfeu, edhe shqetësimin e tij për mënyrën se si po rritet fëmijët sot. Më tej u shpreh se dy djemtë e tij Gueril dhe Front janë arsyeja e suksesit të tij.

/abcnews.al/