Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vengu: Stërvitje e përbashkët Shqipëri–SHBA për furnizim efikas dhe ndërveprim në terren

schedule09:05 - 17 Janar, 2026

schedule 09:05 - 17 Janar, 2026

Forca Ajrore Shqiptare dhe 106th Rescue Wing e Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët të fokusuar në furnizimin e shpejtë dhe efikas në kushte operacionale, duke rritur më tej nivelin e gatishmërisë dhe ndërveprimit mes dy forcave.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, i cili theksoi se partneriteti i ngushtë me Shtetet e Bashkuara është një shtyllë kyçe për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Shqipërisë. Sipas tij, bashkëpunimi hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të trupave, garanton reagim të menjëhershëm në kohë krize dhe siguron koordinim efektiv me aleatët në terren.

Stërvitja u përqendrua në procedura praktike të furnizimit dhe mbështetjes logjistike, duke simuluar skenarë realë emergjence dhe operacione shpëtimi. Ky angazhim i përbashkët konfirmon përkushtimin e Shqipërisë ndaj standardeve të NATO-s dhe forcimit të bashkëpunimit strategjik me aleatët.



“Bashkëpunimi me SHBA-të rrit profesionalizmin dhe gatishmërinë e forcave tona, duke e bërë reagimin më të shpejtë dhe më efikas në çdo situatë,” u shpreh Vengu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!