“Venecia” rrëzoi “Anti-Shpifjen”, Presidenca: U konfirmua qëndrimi i drejtë i Ilir Metës

schedule17:54 - 5 Qershor, 2020

schedule 17:54 - 5 Qershor, 2020

Presidenca ka reaguar pas përgjigjes së Komisionit të Venecias lidhur me ligjin anti-shpifje. “Venecia” sugjeron qeverinë shqiptarë që të rishikojë këtë paketë ligjore.

Në draft-opinionin e saj paraprak të siguruar nga Abc News argumentohet se ndryshimet e propozuara nuk janë reflektuar plotësisht.

Ndërkaq, përmes një deklarate zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shprehet se ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit.

LEXO EDHE: Komisioni i Venecias “rrëzon” paketën Anti-Shpifje: E pazbatueshme, duhet rishikim

Reagimi i plotë nga Tedi Blushi:

Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”.

Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;

– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)

Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.

LIRIA DHE PAVARËSIA E MEDIAS E PARA!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!