Venecia merr një tjetër vendim për të shmangur grupet e mëdha të turistëve

schedule10:13 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 10:13 - 31 Dhjetor, 2023

Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turistike me më shumë se 25 persona. Një vendim i tillë ka ardhur me qëllimin për të lehtësuar ndikimin e turizmit masiv në qytetin italian. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga qershori.

Përdorimi i altoparlantëve është ndaluar pasi ato mund të “sjellin konfuzion dhe shqetësime”, thuhet në deklaratë. Elisabetta Pesce, zyrtarja përgjegjëse për sigurinë e qytetit, tha se politikat e fundit “kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të grupeve të organizuara në qendrën historike”.

Mbi-turizmi njihet gjerësisht si një çështje urgjente për Venecian, një nga vendet më të vizituara në Europë.

Për këtë arsye, në shtator, Venecia miratoi një tarifë prej 5 € (4,30 £; 5,35 dollarë) për vizitorët ditorë.

Qyteti është vetëm 7.6 km katror, por ai priti pothuajse 13 milionë turistë në 2019, sipas institutit kombëtar të statistikave italiane. Numri i vizitorëve pritet të tejkalojë nivelet para pandemisë në vitet e ardhshme.

Në fillim të këtij viti, UNESCO tha se qyteti duhet të shtohet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik , pasi ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe turizmit masiv kërcënojnë të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në të.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!