“Venecia” legjitimoi “30 qershorin”, Rama përgjigjet çdo ndodhë me bashkitë pa kryetarë

schedule10:23 - 15 Tetor, 2021

schedule 10:23 - 15 Tetor, 2021

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS kryeministri Edi Rama ëshë pyetur në lidhje me vendimin e Komisionit të Venecias, se Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencën të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kërkese të paraqitur në muajin korrik nga vetë kjo Gjykatë.

I pyetur se se çdo ndodhë me kryetarët pa bashki Rama tha se me këtë çështje nuk merret qeveria por nënvizoi  se duhet të ishin bërë me kohë.

Për këtë mos më pyesni mua por atë që e ka në dorë këtë punë, qeveria se vendos se kur dhe si bëhen këto procese,  qeveria se vendos se kur bëhen këto procese, duhet të ishin bërë me kohë këto procese, nuk e di”, tha kryeministri.

Lexo edhe: Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019

Në draftin e Komisionit thuhet se bojkoti i partive (siç bëri PD në 2019) nuk është arsye që zgjedhjet të mos mbahen çdo 4 vjet siç është periodiciteti i tyre. Mendimi Komisionit të Venecias ju kërkua nga Gjykata Kushtetuese pasi ajo po shqyrton një padi të shoqatave të bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!