Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Venecia i jep të drejtë Metës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese

schedule20:00 - 19 Qershor, 2020

schedule 20:00 - 19 Qershor, 2020

Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë presidentit Ilir Meta lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në raportin përfundimtar të publikuar ditën e sotme thuhet se veprimet e presidentit janë të arsyeshme.

”Venecia” quan si të justifikueshëm emërimin nga Presidenti të kandidates së dytë si dhe i arsyeshëm refuzimi nga Presidenti të betimit të Arta Vorpsit.

Në raport gjithashtu thuhet se duhet dialog konstruktiv dhe bashkëpunimin mund të zgjidhet kjo situatë dhe të ngrihet Gjykata Kushtetuese

“98. Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë.

Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues.

Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht.”– shkruhet në raport./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!