Vendosja e trupave ushtarakë, Gjermania: Rusia vazhdon të provokojë Ukrainën

schedule15:19 - 14 Prill, 2021

schedule 15:19 - 14 Prill, 2021

Gjermania  vazhdon të jetë e shqetësuar për vendosjen e trupave  ushtarakë ruse  përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, ndërsa rritet frika për një përshkallëzim midis dy vendeve në rajon.

Gjatë javëve të fundit, Moska ka vendosur mijëra trupa,  tanke dhe artileri afër kufirit lindor të Ukrainës.  Ndërkohë, luftimet janë intensifikuar në rajonet lindore të Ukrainës Donetsk dhe Lugansk, ku forcat qeveritare kanë luftuar me separatistët e mbështetur nga Rusia.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer tha se Rusia “po provonte gjithçka për të provokuar një reagim nga Ukraina” .

Deklarata e saj vjen pas Kancelares Angela Merkel,  të enjten e kaluar e cila i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të tërhiqte trupat. Kramp-Karrenbauer theksoi se NATO, do të jetë krah Ukrainës në konflikt por shtoi se as aleanca dhe as vetë Ukraina nuk do të tërhiqen nga  “loja” e Rusisë.

Ajo e lavdëroi Kievin për reagimin “e matur” deri më tani dhe shprehu dyshimet e saj mbi pretendimin e Moskës se kishte dërguar trupa në kufijtë e saj perëndimorë për stërvitje luftarake për shkak të “kërcënimeve” nga NATO.

Një ditë më parë, NATO  i kërkoi Rusisë që të tërheqë trupat e saj në kufi me Ukrainën.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, së bashku me ministrin e jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba, e quajti lëvizjen e forcave “grumbullimi më i madh i trupave ruse” që kur Rusia aneksoi Krimenë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!