Vendosja e armëve bërthamore në Bjellorusi, Kremlini: Përgjigje ndaj zgjerimit të NATO-s

schedule12:34 - 6 Prill, 2023

schedule 12:34 - 6 Prill, 2023

Kremlini mbrojti vendimin e tij për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, duke hedhur poshtë kritikat e bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg .

Siç u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, NATO po zgjerohet drejt Rusisë dhe jo anasjelltas. Prandaj, sipas Peskov, Moska duhet të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sigurinë e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha të mërkurën, se masa e Rusisë nuk ishte në përputhje me deklaratën e fundit të përbashkët ruso-kineze se vendet nuk duhet të vendosin armë bërthamore jashtë kufijve të tyre.

“Është NATO ajo që po zgjerohet drejt Rusisë, jo Rusia që po sjell infrastrukturën e saj ushtarake në kufijtë e NATO-s”, tha Peskov.

Finlanda u bashkua me NATO-n të martën, ndërsa Moska tha se do të monitorojë nga afër çdo hap të NATO-s në Finlandë dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat.

“Kjo lëvizje rrit shqetësimet tona dhe ne po ndërmarrim hapa për të mbrojtur sigurinë. Dhe kështu do të ndodhë sa herë që NATO do t’i afrohet kufijve tanë, për të balancuar arkitekturën e sigurisë në kontinent”, tha Peskov.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!