Xhoi Çakaj është vajza virale që ka pushtuar rrjetin së fundim. Ajo është studente në Universitetin e Sporteve, mirëpo është tepër e njohur për spontanitetin e saj.
Xhoi pëlqehet shumë për videot që poston në TikTok. Madje, së fundmi ajo i ka befasuar të gjithë. Xhoi ka vendosur yllin në pemën e Krishtlindjes në Sheshin “Skënderbej”.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar gjithçka për bëmat e saj, të cilat janë tepër argëtuese.
“Vinçi tundej pak, por më siguruan mirë. Unë kështu kam qene gjithmonë, shumë spontane.
Kam një vit që bëj palestër. Më pëlqen dhe të këndoj, edhe t’i bie pianos, pavarësisht se nuk ia them fare. Mjafton dëshira.
Unë nuk i bëja gjërat për TikTok, i bëj se kështu kam natyrën. Unë studioj për sporte. Ato që më suportojnë më shumë janë gocat. Çunat më rrinë larg”, u shpreh Xhoi./abcnews.al