Vendosi rekordin historik ndaj Italisë, Bajrami: Dhamë maksimumin, tani të mendojmë për sfidën e radhës

schedule23:20 - 15 Qershor, 2024

schedule 23:20 - 15 Qershor, 2024

Pritshmëritë ishin të larta, mirëpo nuk ia dolëm të realizonim ëndrrën e një populli të tërë. “Të Kaltërit” e Italisë kanë treguar se meritojnë të jenë sërish kampionë të Evropës, teksa në sfidën e parë të rrugëtimit, në Euro 2024 kanë mundur në “Signal Iduna Park”, “Legjionarët” e Shqipërisë, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.

Menjëherë pas ndeshjes, një prononcim të shkurtër për mediat e ka bërë edhe autori i golit, më të shpejtë në historinë e një Kampionati Evropian, Nedim Bajrami, i cili u shpreh se skuadra dha maksimumin dhe se tashmë duhet të kthejë shpejt faqen e të mendojë për ndeshjen e radhës, ndaj Kroacisë.

Prononcimi i plotë i Nedim Bajramit:

Shënuat gol, por e nisëm me humbje këtë Europian…

E dinim që Italia është një skuadër shumë e fortë, por dhamë të gjithë maksimumin. Është arritje e madhe që jemi këtu dhe do ta vazhdojmë të luftojmë për çdo top edhe në ndeshjet e radhës.

Çfarë mund të bënim ndryshe në këtë takim?

Dhamë maksimumin, por tani duhet të nisim të mendojmë shpejt për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, pasi nuk kemi kohë.

Ju vjen keq për atë rast të humbur nga Manaj në fund?

Asllani i dha një top perfekt dhe Manaj e mori shumë mirë, por ky është futbolli. Ne duhet të luftojmë për çdo rast dhe të bëjmë maksimumin. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!