Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Vendoset fati i studentit të shkëlqyer shqiptar

schedule09:32 - 1 Gusht, 2019

schedule 09:32 - 1 Gusht, 2019

Fati shkëlqeu edhe për Stiven Bregun. Historia e tij rrëmbeu zemrat e shumë anglezëve, të cilët luftuan që ai të qëndronte në ishullin britanik. Kjo për shkak se Zyra e Emigracionit kishte vendosur që ta dëbonte 18-vjeçarin. Mirëpo mësuesit dhe komuniteti ku ai jeton luftuan sëbashku me të që të fitonte betejën e depërtimit… dhe e arritën.

I riu shqiptar u trafikua në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 14-vjeçare. Siç shkruajnë mediat, Stiveni u la në një rrugë në Keynsham në mes të natës. Me vete nuk kishte asgjë, as para.

Ai ishte larguar nga Shqipëria për shkak të dhunës në familje. Në momentin e arritjes në Angli dinte vetëm pak anglisht. Megjithatë, i riu arriti të diplomohej në gjimnaz dhe fitoi një vend për stazh pune në një firmë në Bristol.



Por përpara provimeve më të rëndësishme, adoleshenti shqiptar mori edhe lajmin më të keq. Zyra e Emigracioni i kishte refuzuar aplikimin për qëndrim për shkak se ishte 18 vjeç tashmë. Mirëpo Stiveni nuk ishte vetëm.

Më shumë se 90.000 persona firmosën një peticion për të ndaluar deportimin e studentit të shkëlqyer. Nismën e mori mësuesi i tij, Rob Shaë, i cili në koordinim me studentët arritën të mblidhnin të gjitha firmat.

“Jam shumë i lumtur t’ju them se ai (Stiveni) ka të drejtë për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar. Zyra e Emigracionit ka dy javë për të animuar vendimin, por duke supozuar se nuk do ta bëjnë këtë, Stiveni mund të nisë stazhin”, tha ai.

Ndërkohë një zëdhënës i Zyrës së Emigracionit ka thënë se po e shqyrtojnë akoma çështjen përpara se të vazhdojnë me procedurat e tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!