Milot Rashica do të vijojë të luajë në Bundesligë. Sulmuesi dardan, një prej lojtarëve kryesorë të Werder Bremen, do të transferohet te Leipzig. Këta të fundit e shohin 23-vjeçarin nga Vushtrria si zëvendësuesin perfekt të Timo Werner, i cili kaloi te Chelsea.
15 milion euro do të kushtojë kartoni i Rashicës, i cili aktivizohet në majë të sulmit dhe në krahun e majtë të këtij reparti. Gazetari italian, Nicolo Schira thekson me anë të një postimi në “Twitter” se akordi zyrtar është çështje kohe.
Vetëm disa detaje kanë mbetur për t’u përcaktuar dhe Rashica do të provojë një tjetër aventurë sezonin e ardhshëm. Një hap i rëndësishëm për autorin e 10 golave këtë sezon. Leipzig është një klub me ambicie të mëdha dhe Rashica do të ketë shansin të luajë në Champions League. /abcnews.al
Milot #Rashica is getting closer to closer to #Leipzig from #WerderBremen. Leipzig will pay him €15M. Last details to finalize the deal. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 26, 2020