Pas gjashtë ditësh, ekipet e La Ligas do të rikthehen në fushat e blerta. Me datë 4 maj, ditën e hënë, skuadrat spanjolle do të kenë mundësinë të kryejnë stërvitje normalisht, ndërsa kampionati pritet të rifillojë në mes të muajit të ardhshëm.
Presidenti i La Ligas, Tebas, ka konfirmuar se ekipet do të kenë mundësinë të stërviten rregullisht nga data 4 maj e më tej, pasi masat shtrënguese ndaj pandemisë Koronavirusit janë ulur ditët e fundit.
Spanja ka qenë një nga vendet më të goditura nga kjo pandemi, pas Kinës, Amerikës dhe Italisë. Më herët, janë anuluar kampionati i Belgjikës, i Holandës dhe i Francës, por La Liga, Premier League, Bundesliga dhe Serie A pritet të rifillojnë në mesin e muajit maj./abcnews.al
BREAKING: Professional sportspeople in Spain have been given the go-ahead to return to training from May 4 as part of the country’s plan to get out of lockdown.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) April 28, 2020