Fitore e madhe e Lushnjës në Fier. Derbi i Myzeqesë është mbyllur me festën e djemve të Ilir Gjylës, të cilët shënuan dy herë me anë të Mikel Cankës në fillim dhe fund të sfidës. Apolonia barazoi ndeshjen momentalisht me anë të Mehmetit, por nuk arriti të evitonte humbjen.
Goleadori i njohur lushnjar zhbllokoi shifrat që në minutën e tretë, ndërsa ekipii Mërgjyshit barazoi përkohësisht në minutën e 28-të. U duk se derbi do të mbyllej në barazim, por Canka shënoi sërish tre minuta përpara fundit, duke siguruar një fitore të artë për Lushnjën.
Lagunarët kryesojnë grupin B të Kategorisë së Parë me 6 pikë, ndjekur nga Devolli, Turbina dhe Oriku me nga 4 pikë. Ekipi i Gjylës u mbështet në këtë transfertë nga tifogrupi “Delegatët”, të cilët inkurajuan ekipin dhe festuan në fund bashkë me ta. /abcnews.al
Apolonia – Lushnja 1-2
(Mehmeti 28’ / Canka 3’, 87’)