Kruja është nga bashkitë e fundit që ka nisur procesin e numërimit. Deri më tani janë numëruar 14 qendra votimi nga 92 që janë në total.
Në garë për këtë bashki janë kandidati i Partisë Socialiste, Artur Bushi dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Agron Loka.
Nga numërimi deri më tani, kandidati i PS kryeson bindshëm duke marrë 2792 vota ose 63.85%, ndërsa kandidati i BF ka marrë 1581, ose 36.15%.r.t/abcnews.al