Vendoret/ 5 orë nga nisja e procesit, Celibashi: Në tërësi po shkon normalisht. Ja disa nga problematikat

schedule13:54 - 14 Maj, 2023

schedule 13:54 - 14 Maj, 2023

Pesë orë nga nisja e procesi, votimi në tërësi po shkon normalisht. Është ky vlerësimi nga kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi lidhur me procesin e deri tanishëm për zgjedhjet vendore. Ndër të tjera Celibashi listoi një sërë problematikash të raportuara nga qendrat e votimit.

Kemi patur dy problem lidhur me fletët e votimit, në një qendër në Peqin dhe një në Fier, rezultonin mangët për Bashkinë Peqin 500 fletë votimi për kryetar ndërsa për Fierin 500 fletë mangët për anëtarët për këshillin.

Dy qendra kanë patur problematika me kutinë e votimit.  Kemi një raportim mbi numrin e zgjedhësve që kanë qenë prezent në orët e para të mëngjesit te vlerat e 21 %. Nga komunikimi me policinë, kemi informacion për 2 incidente, një në Fushë Krujë dhe një në Dibër.
Janë 14 denoncime të administruara deri tani nga KQZ përmes aplikacionit, lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve të qendrave të votimit, funksione të PEI. Probleme nga persona me aftësi të kufizuara, kemi marrë shqetësime për bojën matrikuluese. Mbi personat e paautorizuar në qendra, Votim në grup në Velipojë, shqetësim për procesin elektronik në Elbasan.

Fletët e votimit në Tiranë janë me shenja, një raportim që në fakt vjen nga media. Për të gjitha këto, lidhur me bojën është vështirë ta themi se sa qëndron, ka plot që vijojnë ta kenë shenjën, edhe në ndonjë rast

Në tërësi procesi po shkon normalisht është tejkaluar edhe problematika e identifikimit elektronik. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!