Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vendoret 2025/ Sula: Nëse opozita humbet përsëri, Berisha do fajësojë të pavarurit. Vokshi: PD është e ngujuar

schedule14:55 - 9 Nëntor, 2025

schedule 14:55 - 9 Nëntor, 2025

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale që po zhvillohen në pesë bashkitë e vendit, analisti Indrit Vokshi dhe ish-deputeti i PD, në një intervistë për ABC Neës, ka komentuan situatën aktuale të qeverisjes vendore në Shqipëri dhe brenda kampit blu, PD.

Sula tha se edhe nëse opozita humb këto zgjedhje të pjesshme lokale, njësoj siç humbën në zgjedhjet e përgjithshme më 11 maj, Berisha do ua hedhë fajin kandidatëve të pavarur.

Nga ana tjetër analisti Vokshi tha se PD është shumë e ngujuar, prandaj do ishte më mirë të shihej një alternativë tjetër për t’u futur në fushën e politikës.

Dashnor Sula: Nuk e kemi ne fajin e ka edhe shoqëria, dështoi shoqëria. Berisha fajin e humbjes do ua lerë kandidatëve të pavarur, shoqërisë së pavarur.

Indrit Vokshi: Elementët politikë në momentin që shohin që nuk ka një shenjë reformimi apo dëshire për të këtë front politik, duhet të shikojnë mundësi të tjera. PD është shumë e ngujuar, nuk e di pse merren akoma me Sali Berishën. Nuk ka rëndësi më. Njerëzit që duan të merren me politikë të krijojnë një platformë të re në zgjedhje. Nuk ka zgjidhje tjetër.

Dashnor Sula: Ditën që ikën Berisha, më mirë do të jetë, më keq se ka nuk ka. Do duhet me patjetër që të ketë një frymë të re. Berisha vetëm që nuk ka certifikatë pronësie, se PD-në e ka bërë të tijën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!