Agjencia e lajmeve PA tha se është arritur një marrëveshje për të lejuar të huajt të largohen nga Gaza përmes pikës kufitare Rafah sot.
Pak më parë, Reuters raportoi se SHBA-ja po bashkëpunonte me Egjiptin, Izraelin dhe Katarin për të hapur kalimin Rafah nga Gaza në Egjipt të shtunën pasdite, duke cituar një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit që ishte me sekretarin e shtetit të SHBA Antony Blinken.
“Ne jemi përpjekur të lehtësojmë aksesin që ai të jetë i hapur nga ora 12 në 5 sot,” u tha zyrtari gazetarëve.
Rikujtojmë se Egjipti bllokoi kalimin për të gjithë, përveç një numri të vogël njerëzish
/abcnews.al