Vendimi për vulën e PD/ Minxhozi: Transformon situatën, e kthen Metën defacto i varuri i Berishës elektoralisht

schedule21:11 - 11 Qershor, 2024

schedule 21:11 - 11 Qershor, 2024

Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar se vendimi për kthimin e vulës së PD tek Sali Berisha transformon situatën me tij dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai ka theksuar në emisionin “Real Story”, se ky vendim e kthen Metën defacto i varuri i Berishës elektoralisht.

“Ilir Meta e ka të pamundur që të gëzohet këto kohë dhe mjafton të themi kaq. E dyta, për arsye që i ka bërë vetë publike, po të fillosh si Dumani… Ky vendim e transformon situatën mes të dyve, Berishës dhe Metës, e kthen nga Berisha i varuri i Metës elektoralisht, e kthen në Meta de facto i varuri i Berishës elektoralisht. Sot gjërat janë kthyer në raportet normale se gjithmonë kanë qenë PS-PD, dikur LSI, tani LRI.

Rikthimi i gjërave në raport normal ndodh në kushtet kur PL ka humbur dhe statusin e tejzgjatur se nuk i kemi më ato raporte kur 3, 4 deputetët e Metës të ndanin çështjen e pushtetit në Shqipëri. Meta nuk e influencon dot çështjen e pushtetit dhe ky është problemi i Metës”, tha Minxhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!