Vendimi për vulën e PD, Gjikondi: Meta u shfaq i zymtë. Me anë të Berishës, ai arriti të merrte këshilltarë bashkiakë

schedule18:33 - 11 Qershor, 2024

schedule 18:33 - 11 Qershor, 2024

Juristja Brizida Gjikondi, duke komentuar vendimin e gjykatës së Apelit për t’i rikthyer PD-në Sali Berishës, tha se Ilir Meta ishte i zymtë. Në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, ajo tha se deri më tani Berisha i ka bërë betejat zgjedhore nën siglën e partisë së Metës, nga e cila ka përfituar edhe ai.

“Dy elementë janë për t’u veçuar. Fytyra e zymtë e Metës, sepse deri tani Berisha të gjitha betejat zgjedhore i ka bërë nën siglën e Metës. Me anë të kësaj, Meta arriti që të merrte gati në të gjithë këshillat bashkiak të vendit, ka këshilltarë të partisë së Metës por që janë me vota të Berishës sepse kështu e bëri pazarin. Tani që Meta ka nevojë për Berishën dhe e treta është që në fund të qershorit, Berishës i mbaron mandati 6 mujor pa prezencë në parlament.

Nisur nga precedenti i Ahmetajt, mendohet t’i digjet mandati i deputetit dhe ndoshta kjo skemë që ndodhi sot, që unë personalisht mendoj se ka qenë edhe me suportin e ndërkombëtarëve, bëhet e para për t’i treguar Shqipërisë një standart demokracie me forcat politike të kahershme. Dy, për të nxjerrë Berishën nga skema në mënyrë të tillë pa dëmtuar partinë që ka kryesuar.”, u shpreh juristja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!