“Vendimi për vizat, nga BE jo nga një shtet”, Ministria e Jashtme e Kosovës përgjigjet për ABC News

schedule16:28 - 17 Tetor, 2023

schedule 16:28 - 17 Tetor, 2023

Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit Emmanuel Macron për rivendosjen e vizave. Përmes një përgjigje të dhënë për ABC Neës, ministria thotë se vendimi për vizat merret nga Bashkimi Europian dhe jo nga një shtet anëtar.

Ndër të tjera në përgjigjen e dhënë theksohet se procedurat e tilla i kanë afatet e caktuara kohore dhe vendimet merren me shumicën e paraparë të votave.

Përgjigja e plotë:

Te nderuar,

Sa i perket pyetjeve tuaja, lidhur me deklaratën e bere sot nga Presidenti i Frances, z. Macron, e cila duket madje edhe te jete interpretuar gabimisht, ju njoftojmë se institucionet e Republikes se Kosoves deri më tani nuk kanë pranuar asnje vendim tjeter zyrtar per cështjen e liberalizimit te vizave.

Vendimet per miratim, pezullim apo shtyrje te liberalizimit te vizave merren ne nivel te Bashkimit Evropian, e jo te shteteve anëtare. Procedurat e tilla i kanë afatet e caktuara kohore dhe vendimet merren me shumicën e parapare te votave. Nuk kemi asnje informacion qe nje procedure e tille te jete kërkuar apo nisur lidhur me liberalizimin e vizave per qytetarët e Republikes së Kosoves.

Me respekt,

DKP/MPJD

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!