Ministrat e Jashtëm të BE pritet të mblidhen nesër në Luksemburg dy ditë para samitit të Këshillit Europian. Ministrat pritet të miratojnë një dokument final lidhur me negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilin do t’ia kalojnë më pas samitit të liderëve të vendeve anëtare, që mblidhet në datat 17 dhe 18 tetor.
Ndërkaq sot pasdite në Bruksel pritet të mblidhen ambasadorët e përhershëm të BE-së për të hartuar tekstin final të këtij dokumenti lidhur me vendimin për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo është e disata herë gjatë ditëve të fundit që ambasadorët e përhershëm të vendeve anëtare të Unionit mblidhen për të diskutuar për fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./abcnews.al