Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Cakaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ky vendim është një moment kthese në ëndrrën europiane.
Postimi i plotë:
Të dua përtej fjalëve, Shqipëri ????!
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur ÇELJEN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EVROPIAN ME SHQIPËRINË!
Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi.
Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian!
URIME TË GJITHËVE ?!/abcnews.al