Vendimi për kazinotë dhe bastet, Voda: Pastrohen paratë e krimit

schedule13:01 - 10 Tetor, 2018

schedule 13:01 - 10 Tetor, 2018

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka dhënë shpjegime për vendimin më të fundit të qeverisë mbi ndryshimin e ligjit për lojrat e fatit. Në studion e ABC Neës zëvendësministrja ka deklaruar se një pjesë e këtij biznesi është lidhur me krimin e organizuar dhe se nuk do t’i shpëtojnë operacionit Forca e Ligjit.

“Pavarësisht arsyeve ekonomike dhe këtu mund të përmend për shembull 54 milionë dollarë taksa nga bastet që janë përfituar vetëm nga viti i kaluar, apo punësimi në fakt që ky aktivitet gjeneron është e provuar  nga ana jonë se shumë nga fitimet e këtij aktiviteti sponsorizojnë krimin e organizuar dhe lehtësojnë aktivitetin kriminal të pastrimit të parave, kështu që duke pasur të dhëna të tilla na është dashur që ne të kundërpërgjigjemi. Ne e dimë, jemi dëshmitarë të faktit që qendrat urbane shpesh janë të mbipopulluara nga prezenca e kazinove apo dhe pikave të basteve dhe këto do zhvendosen në periferi të qytetit. Sigurisht do ketë edhe mbyllje të pikave të basteve nëse nuk do të mund të plotësojmë kriteret për vendosje, por kjo është një procedurë që i takon edhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. 31 Dhjetor nuk do të lejohet të punojë më asnjë sallon apo pikë basti si dhe asnjë kazino pranë qendrave të banuara. Ky është rregulli i vendosur, pranë qendrave të banuar. Pra do të zhvendosen në periferi”, u shpreh Voda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!