Vendimi për ish-Kryeprokurorin, reagon Yuri Kim

schedule17:55 - 22 Shtator, 2021

schedule 17:55 - 22 Shtator, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për dënimin e ish-Kryeprokurorit e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja vlerëson sipas saj pozicionimin e drejtësisë kundër zyrtarëve të korruptuar. Kim thotë se prokurorrët duhet të vazhdojnë të ndarmarrin veprime kundër këtyre zyrtarëve. Sipas ambasadores askush nuk është mbi ligjin.

“Më vjen mirë që shikoj se drejtësia është vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm,  të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin,” ka shkruar Kim.

Adriatik Llalla u dënuar përfundimisht me dy vite burg. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për dy vjet burg për Llallën, si dhe 5 vite të tjera heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Ndërkohë, ish-Kryeprokurori është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, sipas nenit 7031 (c). g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!