Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vendimi për Ballukun, absurd”, Petraj: Gjyqësori ka ndërhyrë në pushtetin ekzekutiv, ky është fakt

schedule14:02 - 25 Nëntor, 2025

schedule 14:02 - 25 Nëntor, 2025

TIRANË– Gjyqësori ka ndërhyrë në kompetencat e pushtetit ekzekutiv me vendimin për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kështu u shpreh avokati i njohur, Edmond Petraj, në studion e “News Line” në ABC News.

Ai theksoi se lëvizja e Ramës për ta dërguar shkarkimin e Ballukut për interpretim në Gjykatën Kushtetuese është brenda rregullave dhe ligjit, ndërsa beson se vendimi i saj do shkojë në favor të z.kryeministres Belinda Ballukut.

“Më është dukur vendim absurd dhe prapë e them këtë.  Gjyqësori ka ndërhyrë në pushtetin ekzekutiv, ky është fakt. Shkarkimin e ministrit apo zv.kryeministrit e bën kryeministri. Rama ka bërë atë që ka e thotë ligji, e thotë Kushtetuta.

Kërkesat që ka bërë Rama dhe interpretimi që do bëhet nga Gjykata Kushtetuese është brenda rregullave. Mendoj, që gjyqtarët e Kushtetueses duhet të ulen dhe të lexojnë drejt Kushtetutën. Prokuroria nuk duhet të ndërhyjë te pjesa e kabinetit qeveritar.

Mendoj se në këtë pikë qe jemi, Gjykata Kushtetuese pasi të analizojë, mendoj se do të japë një relacion, që gjyqësori nuk ka të dejtë të ndërhyjë te pjesa e ekzekutivit. Rama ka vepruar sipas Kushtetueses, tani është në diskrecionin e Gjykatës Kushtetutës për vendimin”, tha ai.

Ai theksoi se reforma në drejtësi ka defektet dhe problemet e saj, të cilat duhen parë dhe rishikuar me kujdes.

“Ka elementë të cilët nuk janë hasur më  parë. Reforma në drejtësi ka defekte, ka problem. Duhet punuar në këtë aspekt. Duhen parë disa elementë me kujdes”, tha avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!