Vendimi për Alushajn mban peng procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri

schedule10:05 - 21 Tetor, 2019

schedule 10:05 - 21 Tetor, 2019

Procedura për përzgjedhjen e kandidatëve për kryeprokuror do të jetë i bllokuar të paktën deri në 25 tetor.

Ky është rezultati shtyrjes për herë të dytë të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ për të shtyrë për të dytën herë shqyrtimin e ankimimit të avokatit Lulzim Alushaj, i cili ishte skualifikuar më parë nga gara.

Pas skualifikimit, Alushaj e ankimoi vendimin. Tashmë duhet vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ mbi Alushajn në mënyrë që KLP të vijojë punën për klasifikimin e kandidatëve të tjerë.

Lulzim Alushaj u skualifikua nga KLP nga gara për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.

Kandidatë për postin e kryeprokurori janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja aktuale Arta Marku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!