Ish-sulmuesi i Barcelonës, Gerard Deulofeu, tashmë është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Watford në Premier League angleze. Spanjolli po bënte një sezon të shkëlqyer për “Grerëzat”, para se të pësonte një dëmtim të rëndë në atë fitore historike 3-0 kundër Liverpool.
Sot, Deulofeu ka dhënë një intervistë, ku ka befasuar me deklaratën e tij. Sipas spanjollit, më mirë është të luash te Watford, se të qëndrosh në stol te Barcelona. “Mund të jesh shumë më i lumtur titullar te Watford, se të qëndrosh te Barcelona”, tha fillimisht 26 vjeçari.
“Nëse nuk luan, nuk mund të jesh i lumtur. Unë dua të luaj gjithmonë, ky është mentaliteti im. Ardhja këtu te Watford, është vendimi më i mirë që kam marrë”, përfundoi Deulofeu./abcnews.al
Gerard Deulofeu would rather be a starter at Watford than be on the bench for Barcelona…
What would you prefer? ? pic.twitter.com/CxTr5dAis1
— Goal (@goal) May 15, 2020