VENDIMI/ Me detaje, gjykata tregon se ku e shkeli Tahiri ligjin

schedule14:53 - 28 Tetor, 2019

schedule 14:53 - 28 Tetor, 2019

Saimir Tahiri u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda vetëm për shpërdorim detyra pavarësisht akuzave që rëndonin mbi të.

Gjykata e ka arsyetuar gjatë vendimin për ta dënuar Tahirin “për shpërdorim detyre” duke shkruajtur në të: Mos ushtrimi më dashje i përgjegjësive ligjore nga ministri apo drejtori i policisë, në rastet e mospërbushjeve thelbësore të funksioneve apo moskryerjes thelbësore të funksioneve në drejtime të caktuara nga strukjturat vartëse/ llogaridhënëse ndaj tyre që ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe personave të tjerë juridikë janë elementë që në vlerësimin e kësaj gjykatë sipas neneve të Kodit Penal, përbëjnë veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.

Më tej, sipas vendimit të siguruar nga Abc News, gjykata vijon arsyetimin duke theksuar se edhe mos ushtrimi me dashje i përgjegjësive ligjore janë element që plotësojnë kushtet për tu kategorizuar si shpërdorim detyre.

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në shtatë vjet“, shkruan gjykata në vendim duke iu Referuar Kodit Penal.

Më parë, gjykata kishte hedhur poshtë akuzat se Tahiri ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ndërkohë që konfirmojn lidhjen “e fortë dhe të qendrueshme mes tij dhe Artan e Moisi Habilajt”

Saimir Tahiri u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda vetëm për shpërdorim detyra pavarësisht akuzave që rëndonin mbi të.

Gjykata e ka arsyetuar gjatë vendimin për ta dënuar Tahirin “për shpërdorim detyre” duke shkruajtur në të: Mos ushtrimi më dashje i përgjegjësive ligjore nga ministri apo drejtori i policisë, në rastet e mospërbushjeve thelbësore të funksioneve apo moskryerjes thelbësore të funksioneve në drejtime të caktuara nga strukjturat vartëse/ llogaridhënëse ndaj tyre që ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe personave të tjerë juridikë janë elementë që në vlerësimin e kësaj gjykatë sipas neneve të Kodit Penal, përbëjnë veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.

Më tej gjykat vijon arsyetimin duke theksuar se edhe mos ushtrimi me dashje i përgjegjësive ligjore janë element që plotësojnë kushtet për tu kategorizuar si shpërdorim detyre.

Fleta e vendimit ku konfirmohet shpërdorimi i detyrës

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në shtatë vjet“, shkruan gjykata në vendim duke iu Referuar Kodit Penal.

Më parë, gjykata kishte hedhur poshtë akuzat se Tahiri ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ndërkohë që konfirmojn lidhjen “e fortë dhe të qendrueshme mes tij dhe Artan e Moisi Habilajt”.

Gjykata ka marrë disa fakte për të vërtetuar lidhjen mes Tahirit dhe Habilajve siç janë udhëtimet me makinën Audi edhe pasi ia kishte shitur Artan Habilajt, riparimin e skafit të Tahirit nga Moisi Habilaj si edhe udhëtimin e babait të Tahirit me këtë të fundit në Itali.

Ndërkohë, gjykata thotë se nuk ka prova që konfirmojnë se veshjet dhe bizhuteritë që Moisi Habilaj flet teksa është nën përgjim, të jenë dorëzuar tek Tahiri apo bashkëshortja e tij.

Moisi Habilaj deklaroi para prokurorëve në Itali dhe ai i ka blerë për vetë veshjet dhe nuk ia ka dhënë askujt.

Lidhja me Habilajt

Gjykata ka vërtetuar disa lidhje me Tahirit dhe grupit të Habilajve, siç është rasti i shitjes së makinës, por më tepër, udhëtimi me këtë makinë i Tahirit dhe bashkëshortes së tij pas firmosjes së kontratës së shitjes tek Moisi Habilaj.

Gjykata konfirmon se është provuar udhëtimi i Tahirit dhe bashkëshortes së tij me audin me targa “AA003GB” edhe pasi makina ishte shitur tek Habilajt. Po ashtu, si provë merren edhe shërbimet që Moisi dhe Artan Habilaj ka bërë ndaj mjetit lundrues “Auras”.

“Rezulton se shtetasi Moisi Habilaj është angazhuar vetë për këtë mjet në vitin 2014“, shkruan gjykata në vendimin e siguruar nga Abc News.

Më tej, gjykata thotë se të gjitha këto “vërtetojnë një lidhje të drejtpërdrejt dhe të qendrueshme te Saimir Tahirit dhe Moisi dhe Artan Habilajt“.

Për të argumentuar këtë, gjykata i referohet një përgjimi të telefonit të bërë mes datave 7-10 korrik 2014 të Moisi Habilajt dhe babait të Saimir Tahirit. Sipas gjykatës, përgjimet telefonike kanë konfirmuar se Moisi Habilaj dhe babai i Saimir Tahirit kanë qenë në të njëjtin vend në Itali.

Të dy ata sipas gjykatës kanë udhëtuar në të njëjtën datë dhe janë kthyer sërish bashkë në të njëjtën datë nga Itali. /abcnews.al