Vendimi i ri në Spanjë: Personat nën 55 vjeç që kanë kaluar virusin marrin vetëm një dozë vaksine

schedule17:41 - 26 Shkurt, 2021

schedule 17:41 - 26 Shkurt, 2021

Autoritetet shëndetësore spanjolle kanë vendosur të japin vetëm një dozë vaksine për qytetarët nën 55 vjeç, të cilët kanë kaluar koronavirusin.

Lajmi u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë të premten gjatë përditësimit të fundit të strategjisë kombëtare të vaksinimit, raporton Reuters, përcjella abcnews.al.

“Kohëzgjatja e imunitetit mbrojtës ndaj virusit pas infeksionit natyral është e panjohur, por studimet tregojnë se dhënia e një doze të vetme tek këta individë rrit imunitetin mbrojtës”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Franca njoftoi një politikë të ngjashme më herët këtë muaj ndërsa politikanët italianë po debatojnë nëse duhet të ndjekin këtë rrugë. g.v/abcnews.al