Një ishull që dikur shërbente për eksperimente në fushën e veterinarisë, tashmë do të kthehet në një vendbanimi për emigrantët dhe ata që iu është mohuar kërkesa për azil. Ky është vendimi më i fundit i qeverisë së Danimarkës, që ka ngjallur jo pak reagime.
Danimarka do të vendosë azilkërkuesit të cilëve i është refuzuar kërkesa dhe atyre që kryejnë krime, në një ishull. Ata do të jetojnë në ishullin e Lind’holm, që gjendet pranë bregut. Banorët e rinj të ishullit do të jenë të gjithë ata që nuk mund të dëbohen nga Danimarka, për arsye ligjore dhe që gjenden në një lloj vakumi juridik.
Vendimi, që është kritikuar ashpër nga opozita në vend, është pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës, ku bën pjesë edhe Partia Popullore Daneze, e cila ka një qendrim të ashpër anti emigrant. Në fakt partia politike festoi lajmin duke publikuar një film të shkurtër të animuar në rrjetet sociale. Në këtë filmim shihet një person me ngjyrë dhe me veshje muslimane, i cili lihet në një ishull të shkretë. Kriminelët e huaj – lexohet në tekstin që shoqëron videon – nuk kanë arsye të qëndrojnë në Danimarkë. Dhe deri sa ti heqim qafe, do i transferojmë në ishullin e Lindolm.
Ky nuk është vendimi i parë i këtij lloji që është marrë nga qeveria daneze. Verën e kaluar u miratua “paketa geto” e cila parashikon një integrim të detyruar të azilkërkuesve, ku përfshihet kursi i gjuhës daneze por dhe ndalimi I tënjë tjetër pikë e kësaj pakete është edhe sekuestrimi i të mirave materiale të emigrantëve për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të pritjes. Qeveria e kryeministrit &Rasmusen, në fuqi që në 2015-ën, ka vendosur të ndryshojë strategjinë, jo më integrim i emigrantëve por vendosja e tyre në ishull deri në riatdhetësimin e tyre.
Ishulli i Lindolm deri tani është përdorur nga Instituti i Veterinarisë për të kryer eksperimente mbi sëmundjet ngjitëse të kafshëve. Zëvendësimi i laboratorëve, stallave, dhe furrave për djegien e kafshëve të ngordhura, me vende për të fjetur do të kushtojë 100 milionë dollarë dhe do të jetë gati në vitin 2021. Opozita daneze ka kundërshtuar vemdimin, por qeveria ka reaguar duke thënë se nuk bëhet fjalë për një burg. Emigrantët mund të lëvizin lirisht, por natën duhet ta kalojnë në ishull nën vëzhgimin e policisë. /abcnews.al