Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vendimi i PS dëshmoi që shtëpia ka zot”/ ‘Balluku’, Çupi: SPAK ka hetuar me thashetheme. Ka humbur besimin

schedule13:30 - 9 Mars, 2026

schedule 13:30 - 9 Mars, 2026

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “News Line” në ABC News tha se vendimi i Partia Socialiste e Shqipërisë për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut, tregon se “mbajtësi i sovranitetit po mban sovranitetin” dhe se në Shqipëri ka një autoritet që mbron institucionet dhe shtetin.

Çupi u ndal edhe te kërkesa për arrestimin e Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një tentativë për të kryer arrestim pa gjyq. Ai kritikoi ashpër edhe punën e SPAK, duke pretenduar se institucioni ka humbur drejtpeshimin dhe besimin e qytetarëve. Sipas analistit, hetimet janë ndërtuar mbi “thashetheme” dhe kjo, sipas tij, po dëmton funksionimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor në vend.

“Më në fund mbajtësi i sovranitetit, po mban sovranitetin. Dëshmoi se shtëpia ka një zot dhe në këtë shtëpi që quhet Shqipëri nuk mund të hyjnë më derr edhe dosa. Të cilët donin që ta ndotnin përsëri Shqipërinë dhe ta bënin më keq se sa vitet e ndotura. E treta, kërkesa për arrestimin e Ballukut, dëshmoi se të bëhej arrestim pa gjyq. Po të kishte Belinda Balluku nuk do të kërkohej burgosja. Kjo është porta që çfarë hyn në këtë gjë. Vendimi i PS dëshmoi se në fund të fundit kemi të bëjmë me mbrojtjen e të drejtës së individit dhe të shtetit. Po të shikosh në shtëpinë e ligjit dhe të SPAK kjo dëshmon se këta janë gati të shkojnë shumë larg me veprën e tyre.



Këta po shikojnë se si të deformojnë sistemin. Në fund të fundit shkojmë tek ideja, se një komb me një sistem të gabuar do të thotë se duhet të ndryshojë gjithçka. Në gjëra konkrete SPAK ka hetuar me thashetheme, është e turpshme dhe ka ndërtuar një dosje me 16 mijë faqe. SPAK ka humbur drejtpeshimin. Niset për të hetuar, për të zbardhur , për të zbardhur çështje dhe gjatë rrugës mban anën e kriminelit. Kjo do të thotë që nuk po shkon askund. Gjithashtu ka humbur edhe inteligjenca.

Teksa SPAK thërret “po kërkoj gjurmët” dhe ujkun e ka aty, ndërkohë që ka shumë çështje kriminale, korrupsion dhe përsëri nuk ka inteligjencën e duhur për t’i hetuar. SPAK është i korruptuar. Kemi të bëjmë me çështje shumë të mëdha të ligjit. Po korruptojnë ligjin. Ligji ehte vetëm për një pjesë, ligji nuk prezumon pafajësinë. SPAK ka humbur besimin dhe e ka lënë këtë komb pa drejtësi. Edhe atë besim që njerëzit ia kishin dhënë populli si paradhënie e ka humbur”, tha Çupi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!