Vendimi i minutës së fundit e shpall gruan fituese, “rrëmben” 50,000 dollarësh nga lotaria

schedule16:52 - 10 Tetor, 2022

schedule 16:52 - 10 Tetor, 2022

Një grua nga Misuri ndaloi në një dyqan për të marrë ushqime për fëmijët e saj dhe në momentin e fundit vendosi të blinte një biletë Powerball. Mirëpo, duket se fati paska qenë në anën e saj, pasi fitoi 50,000 dollarë.

Lojtarja tha se po shfletonte Facebook-un të nesërmen kur pa një postim nga Lotaria e Misurit që thoshte se një biletë fituese ishte blerë nga Dino Mart. Ajo mori biletën e saj në një dyqan dhe ia dorëzoi një punonjësi, i cili konfirmoi se ishte fituese e 50,000 dollarëve.

Numrat fitues nga shorti ishin 6-10-24-33-67, me Powerball 11. Bileta e gruas përputhej me katër nga numrat dhe Powerball./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!