Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vendimi i mbledhjes së qeverisë/ Pa viza drejt Shqipërisë deri në fund të vitit, ja cilat janë 5 shtetet që përfitojnë

schedule13:17 - 9 Prill, 2025

schedule 13:17 - 9 Prill, 2025

Në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare, u parashtruan listat e shteteve nga të cilat nuk ka nevojë për një vizë për të hyrë në Republikën e Shqipërisë. Nga vendimi, shtetasit mund të hyjnë në territorin tonë pa vizë nga periudha 15 prill deri në 31 dhjetor të ketij viti. Kjo vlen vetëm për pesë shtete Arabi Saudite, Katar, Oman, Tajlandë dhe Indonezi.

“ Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin “pasaportë” për një periudhë të kufizuar, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025.”.

Nr. Shteti
1. Arabi Saudite
2. Katar
3. Oman
4. Tajlandë
5. Indonezi



Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!