Sekretari për çështjet zgjedhore i “Rithemelimit”, Ivi Kaso, ka qenë i ftuar në një lidhje Skype me “Newsline me Viol Xhafaj” në ABC News, ku komentoi vendimin e KAS, për t’i dhënë të drejtën Partisë Demokratike të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.
Kaso se vendimi i KAS ishte qesharak, pasi sipas tij ky institucion nuk mund të përcaktojnë kryeatarin e një partie politike.
“Mungoi vetëm që ta shpallim president Alibeajn. I dhanë lirinë vetes, qe me vendimin e KAS të vendosin një kryetar.
Vendim skandaloz, i marrë jashtë kompetencave. Tregon se sa qesharake dhe e turpshme është bërë historia e vulës.
Nuk ka pretenduar ndonjëherë Berisha të regjistrohet në zgjedhje. Por ka kërkuar PD e mbështetur nga elektorati dhe e përfaqësuar nga organe legjitime për t’u futur në proces zgjedhor.
KAS i dha vetes atribute për të zgjedhur kryetar. Vendim qesharak” tha Kaso.
Në lidhje me reagimin e Gazmend Bardhit i cili u shpreh se e ka shpallur kryekomisionerin “non grata”, Kaso tha se edhe historia e “non gratave” është bërë po ashtu qesharake.
“Qesharake është bërë edhe historia e “non-gratave”, tha ai.
Pas vendimit të KAS, reagoi edhe kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, për këtë Kaso u shpreh se duhet të tregonte më shumë mirënjohje për ata që e komanduan si kryetar, ndërsa shtoi sa si i përket kandidatëve, demokratët i kanë zgjedhur ata edhe pse nuk do të kenë mundësinë të futet me siglën që ata njohin.
“Unë besoj që duhet të fliste pak më me mirënjohje për ata që përkundër vendimit të Apelit e komanduan për kryetar partie.
Sa i përket demokratëve, ata i kanë zgjedhur kandidatët e tyre dhe do të janë ata që do të garojnë. Mundet që mund të mos garojnë me singlën që ata njohin, por ata janë kandidatët”, shtoi Kaso.r.t/abcnews.al