Vendimi i Gjykatës: Ardit Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë landfillit

schedule20:26 - 9 Shkurt, 2019

schedule 20:26 - 9 Shkurt, 2019

Ardit Gjoklaj, minoreni që humbi jetën në vitin 2016 në Landfillin e Sharrës mund të jetë vrarë diku tjetër dhe trupi i tij të jetë transportuar aty bashkë me mbetjet. Këtë qëndrim të ekspertëve ka konfirmuar me vendimmarrje gjykata e Tiranës.

Ardit Gjoklaj, i riu që humbi jetën në 2016-n në landillin e Sharrës mund të jetë vrarë jashtë  dhe trupi i tij mund të jetë transportuar aty për të fshehur gjurmët. Në vendimin e gjykates, i shpallur ne prill 2018, thuhet se ekspertët nuk kanë asnjë provë që të faktojë se adoleshenti të jetë goditur nga fadroma e cila ka qënë duke punuar. Dëmtimet e gjetura në trupin e viktimës mund të jenë bërë në një vend tjetër dhe jo në vendin ku është gjetur viktima. Por, fakti që hedh dritë më shumë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ekzistenca e një makine të dyshimtë. Duket në pamje e kamerave të sigurisë, që mjeti vjen në drejtim të kapanonit, edhe pse nuk dallohet se i çfarë lloji është. Ai qëndron afërsisht 4 minuta dhe largohet ndërsa, fadroma punon në krahun e majtë, duke marrë mbeturinat dhe i dërgon tek punëtorët, të cilët në pamjet filmike nuk dallohen. Kjo i bën hetuesit të dyshojnë se i riu mund të jetë vrarë jashtë landfillit dhe është sjellë qëllimisht aty. Ekspertët kanë shpjeguar se  trupi i viktimës të jetë transportuar bashkë me këto mbetje, me të cilat është gjetur i përzier. Sipas tyre, ky fakt dallohet edhe te mungesa e mbetjeve kockore, indit trunor dhe gjakut në vendngjarje. Këto elemente që mungojnë në trupin e viktimës, faktojnë se ngjarja ka ndodhur në një vend tjetër.

Hetimet e prokurorisë kanë nxjerrë në pah faktin se për këtë landfill, janë plotësuar kushtet teknike të ndërtimit. Përgjegjës për ngjarjen në fjalë u ngarkuan punonjësit e firmës dhe fadromisti, të cilët u akuzuan për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, duke sjellë për pasojë vdekjen e të riut. Por, pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata doli në përfundimin se nuk ka vepër penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithsesi, fadromisti u dënua për mungesë të patentës përkatëse, si manovrator. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!