Zhvillimet më të fundit vijnë nga zona e diskutueshme mes Turqisë dhe Greqisë. Anija turke e kërkimit “Oruç Reis’ ka zgjatur afatin e kërkimit.
Më herët ishte njoftuar se puna do të vazhdonte deri më 1 shtator, dhe me deklaratën e re, afati u zgjat me 11 ditë.
Turqia ka lëshuar një shpallje detare Navtex, ku thuhet se “Oruç Reis” do vijojë të qëndrojnë në zonën e kërkimit deri në 12 shtator.
Kujtojmë se autoritetet turke e kanë zgjatur edhe më herët punën kërkimore të anijes në fjalë, duke sjellë përshkallëzim të situatës mes dy vendeve.
Oruç Reis anije kërkimore sizmike, së bashku me anijet me emrin Ataman dhe Cengiz Han do të kryejë studime sizmike në rajonin jashtë Qipros, e cila ishte njoftuar më parë.
Anija kërkimore sizmike “Oruç Reis” mund të kryejë të gjitha llojet e kërkimeve gjeologjike, gjeofizike, hidrografike dhe oqeanografike, veçanërisht kërkimet në shelfin kontinental dhe burimet natyrore. /abcnews.al