Vendimi i EMA-s që vaksina AstraZeneca është e sigurt ka qetësuar mësuesit të cilët deri të enjten e refuzuan masivisht.
Nga 1350 mësues në Shkodër deri tani janë vaksinuar vetëm 160. Ditën e sotme vihet re një rritje e mësuesve për tu vaksinuar. Ndërkohë mësuesit shprehen se kanë pasur stepje.
“Gjithmonë ekziston një lloj dyshimi. Meqë nuk e kam kaluar deri tani e mira ishte ta bëja.
Pyetje: Nga se pate frikë për vaksinën e AstraZeneca?
Mësuesja: Nga lajmet që dolën, pasi shumë shtete e ndaluan.
“Edhe për Pfizer kemi dëgjuar që ka probleme dhe për AstraZeneca”, thotë një tjetër mësues.
Ndërsa një tjetër mësues shfaqet i qetësuar aq shumë sa gjatë injektimit të vaksinës shkrep e një foto.
Pyetje: E bërë vaksinën?
Mesuesi: E bëra vaksinën, por bëra edhe një selfi, vetë për qejf.
Pas vendimit të djeshëm të EMA, se AstraZeneca është e sigurt, ka pasur mësues që nuk e kanë refuzuar atë.
Ndërkohë mësuesit vlonjatë shprehen se nuk kanë më frikë.
“Isha i bindur që do ishte e sigurt, pavarësisht lajmeve. Mezi po e prisja”.
Këtë të premte në Vlorë është kryer vaksinimi për mësuesit e dy shkollave.
Edhe mësuesit në Fier pasi refuzuan për dy ditë më radhë mposhtën frikën. Këtë të premte nisën të vaksinohen.
“Nuk kisha asnjë shqetësim, infermierja e kishte dorën shumë të lehtë”, tregon ajo.
Valbona Begaj, një prej infermierëve në këtë qendër vaksinimi raporton shifrat e pranimit dhe refuzimit.
“Deri tani kemi ecur goxha mirë. Mësuesit kanë ardhur dhe kanë aplikuar, janë vetëm tri refuzime për arsye shëndetësore dhe do të njoftojnë në një moment të dytë”, thotë Begaj.
Nga 66 vetëm tre e kanë refuzuar. Arsyet që kanë paraqitur kanë paraqitur kanë qenë shëndetësore.
Një pjesë e mësuesve të Beratit që dy ditët e para refuzuan të vaksinohen sipas koordinatores së procesit të vaksinimit janë rikthyer për të marrë dozën.
“Nuk ka pasur asnjë lloj komplikacion ndaj vaksinave. Mora informacion dhe e bëra vaksinën”, thotë më tej ajo.
Për 3 ditë në të gjithë vendi janë vaksinuar 6120 mësues.
/abcnews.al/