Vendimi i Biden për raketat/ Sotiri: Do të ndikojë në përshkallëzimin e luftës

schedule20:26 - 18 Nëntor, 2024

schedule 20:26 - 18 Nëntor, 2024

Ekspertja e çështje të sigurisë Ndërkombëtare Juxhina Sotiri në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi luftën në Ukrainë, dhe vendimin e presidentit të SHBA Joe Biden, duke i dhënë Kievit dritën jeshile që të godasë territoret e Rusisë me raketat me rreze të gjatë veprimi të dhuruara nga Uashingtoni.

Gjatë fjalës së saj, Sotiri theksoi se kjo mund të ndikojë në përshkallëzimin e luftës.

“Për herë të parë kemi një vend që nuk është një fuqi bërthamore nukleare si Ukraina, po furnizohet nga SHBA me një arsenal. Është shumë e vërtetë që kjo mund të ndikojë në një përshkallëzim apo në një reagim më të egër nga ana e Rusisë. Unë mendoj që lufta në Ukrainë do të jetë një luftë ku fituese do të jetë Rusia. Territoret më të mëdha do të ngelin jashtë. Përpjekja e administratës Biden në këto orët e fundit është shumë e vonuar. Por lufta në Ukrainë ka filluar që në 2014, dhe ka shumë territore që janë shumë larg për të diskutuar në tavolinë, e shoh si një për një përpjekje e Biden për të ndikuar në administratën e Trump”, tha më tej Sotiri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!