“Vendimi i Alibeajt, i skajshëm”, Çollaku: Non-grata, barrë e rëndë për PD. Sfidë mbetet bashkimi i partisë

schedule17:31 - 20 Qershor, 2024

schedule 17:31 - 20 Qershor, 2024

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku u shpreh se sfidë e Partisë Demokratike sot është bashkimi i partisë dhe se kjo duhet të jetë me e madhe se kryetari.

“Unë mendoj se sanksionimi non grata i zotit Berisha, sot kryetar i PD, është një gur shumë i rëndë në ecjen dhe vrapin e PD drejt zgjedhjeve fitores dhe nesër drejt qeverisjes. Është një barrë e rëndë për PD”, u shpreh Çollaku.

Sa i përket qëndrimit të Enkelejd Alibeaj, ai tha se e sheh si një veprim të parakohshëm, pasi Alibeaj njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke theksuar se Berisha s’mund të jetë më ofertë politike.

Gjithashtu Çollaku shtoi se sa i përket qëndrimeve të Berishës për SPAK dhe për SHBA, nuk ka të njëjtin mendim dhe se ndahet nga ato qëndrime.

“Kemi dy realitete, 22 mijë anëtarë nuk ka askush luksin ti hedhë. Sfida përveç mbajtjes së marrëdhënieve me aleatë strategjikë, është bashkimi i PD, në një situatë totalisht të ndarë. Dhe nëse një PD do të jetë me e madhe sa kryetari sigurisht nuk ka vend për asnjë nga ne atje, por mendoj që ka një mundësi për të qenë më e madhe sepse në reagimet e para kam parë mundësinë përbashkuese. I duhet dhënë mundësia që të ofrojë një projekt bashkimi…që mban bashkë jo vetëm të ngjashmit, por edhe ata të ndryshimit. Ne i kemi borxh demokratëve të konsumojmë edhe një përpjekje për të qenë bashkë”, tha ai

Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, mendoni se do të jeni pjesë e listës për të kandiduar?

Çollaki: Nuk e kam menduar nuk hyn fare në llogaritë e mia ky merak.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!