Vendimet, grup pune për statutin, ndahen detyrat për të deleguarit e kryesisë së PS

schedule11:11 - 15 Tetor, 2021

schedule 11:11 - 15 Tetor, 2021

Në mbledhjen e kryesisë së PS mëngjesin e sotëm janë marrë disa vendime, një prej të cilëve autorizimi i ngritjes së një grupi punë për ndryshime në statut.

Gazetarja e ABC Erneta Shevroja raporton u miratuan gjithashtu disa ndryshime në të deleguarit e Kryesisë në disa zona.

Lindita Nikolla u caktua e deleguar për zonën e Kamzës dhe Paskuqanit; Delina Ibrahimi do të jetë e deleguar në njësinë Nr.5 në Tiranë. Mimi Kodheli delegohet në njësinë Nr.8, Tiranë; Blerina Gjylameti e deleguar në njësinë Nr.4, Tiranë; Frida Krifca do të jetë e deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë;

Paulin Sterkaj delegohet në njësinë Nr.11 në Tiranë ndërsa Ornaldo Rakipi delegohet për Bashkinë e Vorës. Në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj të drejtojë provizorisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës.

Në kryesi u paraqit një informacion lidhur me punën e deritanishme të sekretariatit të ri të partisë dhe ecurinë e përmbushjes së detyrave të caktuara në mbledhjet e fundit të Kongresit dhe Asamblesë Kombëtare. U la kohë që mbyllja e procesit të kryetareve të jetë deri në dhjetor. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!