“Vendimet e PD nuk i çmoni dot”, Bardhi debat me Ermonela Felaj në Kuvend

schedule10:49 - 21 Shtator, 2023

schedule 10:49 - 21 Shtator, 2023

TIRANË- Në seancën e sotme plenare nuk munguan debatet mes nënkryetares Ermonela Felaj dhe Gazment Bardhit. Ky debat nisi pasi 28 deputetë nga 35 që janë të regjistruar zyrtarisht në Kuvend në përbërje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i kanë dërguar sot një vendim Kryetares së Kuvendit, ku deklarojnë se njohin si Kryetar Grupi Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Drejtuesja e seancës tha se shkresa që i është paraqitur asaj mban datën e sotme dhe nga leximi që i është bërë, është konstatuar se ka një replikë me kryetaren e Kuvendit dhe për këtë arsye nuk e konsiderojnë si njoftim për ta lexuar në seancë.

“Shkresa mban datën e sotme, është paraqitur pak para orës së fillimit të seancës plenare. Nga leximi I kësaj shkrese, vërehet se ka një replikë me kryetaren e Kuvendit për çështjen  qëndrimit që kryetarja e kuvendit do të shprehet formësuar para Kuvendit të Shqipërisë  lidhur me diskutimet për grupet parlamentare, dhe për këtë arsye këtë nuk e konsiderojmë një njoftim për ta lexuar në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ajo.

Në përgjigje të kësaj, Gazment Bardhi iu drejtua Ermonela Felajt se nuk ka të drejtë të interpretojë vendimet e grupit të Partisë Demokratike, por thjesht duhet t’i lexojë ato.

“Ju nuk çmoni dot njoftimet e PD, Detyra juaj është të lexoni njoftimet e PD, Nuk ka asnjë replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren e Kuvendit. Nëse lexoni shkresën, nuk e kuptoj arsyen se pse nuk keni lexim ta lexoni, thuhet se në datë 19/09/2023, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD është marrë ky vendim dhe ju duhet të lexoni vendimin e grupit parlamentar të PD. Ju jeni e detyruar të lexonin njoftimin e grupit, pa bërë asnjë interpretim”, tha Bardhi.

Por debati mes tyre vijoi më tej. Felaj tha se nuk mund të shprehet për një çështje, që kryetarja e Kuvendit ka mbajtur qëndrim disa herë në seancë duke njoftuar Kuvendin për të vijuar në rendin e ditës.

“Nuk kam asnjë detyrim të lexoj asnjë lloj njoftimi për një çështje që kryetarja e Kuvendit ka mbajtur qëndrim disa herë në seancë  plenare. Kështu që vijomë me rendin e ditës “, tha ai./ n.m.abcnews.al