Vendimet e Disiplinës, një i ri dhe Mensah e pësojnë te Skënderbeu

schedule21:34 - 27 Nëntor, 2020

schedule 21:34 - 27 Nëntor, 2020

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe veç dënimeve nuk mund të mos mungojë edhe ndonjë falje. Në vendimet e marra bie në sy pezullimi i sulmuesit të Skënderbeut, Alfred Mensah, i ndëshkuar me karton të kuq kundër Kastriotit. Gjithashtu e pëson edhe një lojtar i moshave të korçarëve, si dhe një te Dinamo. Më poshtë vendimet:

  • Lojtari i KF Skënderbeu, Alfred Mensah, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Skënderbeu U19, Kostika Beçka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i FK Dinamo U19, Alban Bala, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Leon Kozi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 9 (nëntë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!