Vendim pozitiv, por më shume kushte për negociatat e BE

schedule11:23 - 24 Mars, 2020

schedule 11:23 - 24 Mars, 2020

Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakort që të merret vendimi për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ky vendim do të formalizohet në video-konferencën e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së me procedurë të shkruar.

Gazetarja Erisa Zykaj në një lidhje nga Brukseli me “ABC e Mëngjesit”, ka raportuar rreth situatës së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Shqipëria e ka pritur këtë vendim që prej momentit që ka marrë statusin kandidat. Është arritur kompromisi midis 27 ambasadorëve të BE. Ky kompromis arriti së pari nga metodologjia e re e BE. Gjithashtu ka pasur një progres me reformat e të dyja vendeve. Gjithashtu ka një kushtëzim të madh për Shqipërinë.

Të treja këto kanë bërë që 27 ambasadorët të bëhen bashkë. Sa i përket kushtëzimit ka të bëjë me kushtëzimin e Bundestagut. Behët fjlaë për aprovimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Gjithashtu rëndësishme është ngritja e Gjykatës së Lartë. Ka edhe një kusht të tretë që lidhet me përfundimin e të gjitha oranevet ë specilaizuara lidhur me krimin dhe korrupsionin”, u shpreh gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!